Lidhje

OKB: Rreziku bërthamor tepër i lartë - 2001-11-02


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrjen e armëve bërthamore thotë se sulmet terroriste të 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara tregojnë se rreziku i terrorizmit bërthamor është shumë më i madh nga sa mendohej më parë. Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed ElBaradei, thotë se gatishmëria e terroristëve që të bëjnë vetëvrasje për të arritur qëllimet e tyre, krijon shqetësime të reja përsa i përket cënueshmërisë së qendrave bërthamore.

Ekspertë nga e gjithë bota do të mblidhen sot në selinë e agjencisë në Austri, për të diskutuar lidhur me këto kërcënime. Agjencia po u kërkon gjithashtu qeverive që të shtojnë masat e sigurimit në impiantet e tyre bërthamore. Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha dje se zyrtarët amerikanë e dinë që rrjeti terrorist al-Qaida është përpjekur të sigurojë materiale bërthamore.

Pakistani armët bërthamore nën kontroll

Pakistani thotë se arsenalet e tij bërthamore janë nën kontrollin e rreptë të ushtrisë dhe nuk mund të bien në duart e ekstremistëve myslimanë. Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Abdul Sattar, tha në një konferencës shtypi në Islamabad se vendi i tij njihet për mënyrën e sigurt të ruajtjes së materialeve, pajisjeve dhe teknologjisë së tij bërthamore. Janë shprehur shqetësime në komunitetin ndërkombëtar se materialet bërthamore të Pakistanit mund të bien në duart e Osama Bin Ladneit dhe rrjetit të tij terrorist Al-Qaida. Ndërkaq, dy shkencëtarë të njohur bërthamorë pakistanezë janë ndaluar nga autoritetet e vendit. Pakistani thotë se të dy shkencëtarët janë marrë në pyetje lidhur me veprimtarinë e tyre pro-talebanit.

XS
SM
MD
LG