Lidhje

Afganistan: rifillojnë goditjet ajrore - 2001-11-02


Aeroplanët amerikanë rifilluan goditjet ajrore në Afganistan, duke vënë në shënjestër pozicionet talebane të frontit në veri të kryeqytetit Kabul si dhe instalimet e tyre të komandës në jug të vendit.

Bombarduesit amerikanë goditën forcat talebane në kodrat mbi bazën ajrore të Bagramit që mbahet nga Aleanca Veriore e opozitës. Në pjesën jugore të vendit, aeroplanët Harrier të marinës hodhën bomba mbi objektet e komunikimit dhe instalime të tjera ushtarake.

Zyrtarët talebanë thonë se rrëzuan një helikopter amerikan kur po përpiqej të shpëtonte një helikopter tjetër dhe se ishin vrarë deri në 50 ushtarë amerikanë. Sipas rrjetit televiziv CNN, komanda qendrore amerikane i përgënjeshtroi me forcë pohimet talebane.

Pentagoni ka njoftuar se mbrëmë moti i keq shkaktoi rrëzimin në Afganistan të një helikopteri me trupa amerikane, por të gjithë personat që ndodheshin në bord u shpëtuan.

XS
SM
MD
LG