Lidhje

Dy të vrarë në Jeruzalem - 2001-11-04


Një palestinez i armatosur hapi sot zjarr kundër një autobusi në Jeruzalemin verilindor duke vrarë dy persona dhe plagosur dhjetra të tjerë, tre prej të cilëve rëndë.

Policia tha se autorë të sulmit në lagjen Kodra Franceze mund të jenë deri në tre persona. Radioja e Jeruzalemit citonte një zyrtar policie që tha se palestinezi i armatosur ishte vrarë në vend nga një polic dhe një ushtar.

Sulmi ndodhi ndërkohë që zyrtarët izraelitë po shpreheshin se kishin planifikuar të fillonin tërheqjen nga njëri prej pesë qyteteve në Bregun Perëndimor që Izraeli i pushtoi para dy javësh pas vrasjes së një ministri të kabinetit izraelit.

Ministri izraelit i mbrojtjes, Benyamin Ben-Eliezer, tha se tërheqja nga qyteti i Kalkilya-s mund të fillojë pas disa orësh. Izraeli i ka tërhequr trupat e tij edhe nga dy qytete të tjerë të Bregut Perëndimor, Betlehem dhe Beit Jala javën kaluar.

XS
SM
MD
LG