Lidhje

Test i ri për antraksin - 2001-11-06


Studiuesit e Klinikës amerikane Mayo thonë se kanë krijuar një test për të zbuluar sporet e antraksit brenda më pak se një ore, në vend të disa ditëve që kërkohen zakonisht.

Njoftimi bëhet ndërkohë që në ndërtesat qeveritare të vendit po zbulohen raste të tjera të ekspozimit ndaj antraksit. Studiuesit e kësaj klinike thonë se testi në fjalë mund të përdoret për zbulimin e antraksit te njerëzit, te letrat postare apo në mjedise të ndryshme. Një pjesë e testeve mund t’u dërgohen laboratorëve amerikanë brenda pak javëve të ardhëshme.

Ndërkohë dje, zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se gjurmë të antraksit ishin gjetur ditët e fundit në një zyrë poste të Pentagonit, e cila u dezinfektua të shtunën. Ajo ishte njëra prej shumë zyrave postare të ndërtesave qeveritare që u detyrua të mbyllej për shkak të sulmeve bioterroriste me antraks.

Javët e fundit, në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur nga antraksi 4 veta, duke përfshirë një gazetar dhe dy punonjës poste, të cilët kanë gjetur vdekjen nga antraksi pulmonar.

XS
SM
MD
LG