Lidhje

Shirak kërkon nga OKB-ja bashkëpunim për më shumë ndihma në Afganistan - 2001-11-07


Presidenti francez Zhak Shirak i kërkoi Kombeve të Bashkuara të organizojnë një takim ndërkombëtar në lidhje me mënyrat për shtimin e ndihmave humanitare për Afganistanin. Duke folur dje në selinë e OKB-së në New York, zoti Chirac tha se Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan kishte rënë dakord me këtë kërkesë. Presidenti francez tha se dërgimi i ndihmave në Afganistan nuk është thjesht çështje parash, por kërkon organizim dhe energji për shpërndarjen e ndihmave. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 7 milionë afganë do të vuajnë nga urija ose mungesa e strehimit gjatë këtij dimri.

XS
SM
MD
LG