Lidhje

Bloomberg fiton kandidaturën si kryetar bashkie i New Yorkut - 2001-11-07


Zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut i fitoi kandidati republikan, ndërkohë që demokratët fituan zgjedhjet për guvernator në shtetet e Virginias dhe New Jersey-it. Në qytetin e New Yorkut, kandidati demokrat Mark Green humbi ndaj rivalit të tij republikan, industrialistit Michael Bloomberg, pas një gare të ngushtë, me një diferencë votash prej 3 për qind. Kryetari i Bashkisë i porsazgjedhur do të zëvendësojë zotin Rudolph Giuliani, popullariteti i të cilit u rrit së tepërmi pa sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Ligji nuk e lejon zotin Giuliani të vëjë kandidaturën për një mandat të tretë. Ndërkohë, në zgjedhjet për guvernator shteti, kandidati demokrat Mark Warner mundi rivanin e tij republikan Mark Earley, ndërsa demokrati nga New Jersey Jim McGreevey fitoi ndaj republikanit Bret Schundler.

XS
SM
MD
LG