Lidhje

Gjingjiç viziton Uashingtonin - 2001-11-07


Kryeminsitri i Serbisë tha se qeveria e tij është shumë e kënaqur që po bashkohet me botën demokratike në luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri Zoran Gjingjiç bëri dje një vizitë në Washington për të diskutuar mbi përkrahjen e Serbisë ndaj luftës së Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Ai pati takime me presidentin Bush, sekretarin e shtetit, Colin Powell dhe këshilltaren e sigurimit kombëtar, Condoleeza Rice.

Në një deklaratë të shkurtër për shtypin, zoti Gjingjiç tha se kontributi i Serbisë në këtë luftë do të jetë i kufizuar në veprime të tilla si dhënia e infomacioneve mbi terrorizmin. Ai tha se qeveria e tanishme është e kënaqur që ndodhet në anën e bashkësisë ndërkombëtare pas vitesh të shumtë izolimi nën regjimin e ish-presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç.

XS
SM
MD
LG