Lidhje

Aleanca Veriore përparon drejt Mazar I Sharif - 2001-11-07


Aleanca veriore e opozitës në Afganistan thotë se pas bombardimeve amerikane ndaj vijave talebane të frontit, forcat e opozitës po i afrohen qytetit strategjik Mazar-I-Sharif. Zyrtarët e opozitës thonë se trupat e tyre po i afrohen qytetit nga disa drejtime. Dje opozita afgane tha se kishte marrë nën kontroll disa pika të rëdësishme pranë Mazar-I-Sharifit. Grupi taleban nuk ka bërë ndojë koment mbi këto pretendime të opozitës. Forcat e Aleancës Veriore janë përpjekur prej një muaji për të marrë nën kontroll qytetitn e kontrolluar nga talebanët. Mazar-I-Sharifi është një nga rrugët kryesore nga kalojnë furnizimet për në Kabul dhe ka një pistë të rëndësishme ajrore.

Ndërkohë aeroplanët amerikanë kanë hedhur dhjetra bomba në afërsi të Kabulit, përgjatë vijave të frontit ku forcat taleban luftojnë me trupat e aleancës veriore. Bombardime të rënda pati edhe në afërsi të qytetit Xhalalabad në lindje. Aeroplanët ndihmohen nga forcat speciale amerikane në tokë për të zgjedhur objektet që godasin. Sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld tha dje se numri i forcave speciale në Afganistan është dyfishuar që nga java e kaluar dhe forca të tjera po bëhen gati të futen aty.

XS
SM
MD
LG