Lidhje

Nuk do të ketë ndërprerje të sulmeve gjatë muajit të Ramazanit - 2001-11-07


Shtetet e Bashkuara po udhëheqin një luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ky është një veprim i ndërmarrë në vetë-mbrojtje. Më 11 shtator, siç do të mbahet mend përherë prej të gjithëve, Shtetet e Bashkuara u sulmuan me një brutalitet të pabesueshëm. Mijëra vetë humbën jetën kur terroristët e rrjetit Al-Qaida të Usama bin Ladenit rrëmbyen disa aeroplanë dhe i përplasën ato ndaj kullave të ndërtesës së Qendrës Botërore të Tregëtisë dhe Pentagonit. Tashti, trupat amerikane, britanike dhe forca të tjera të koalicionit po luftojnë kundër terroristëve të Al-Qaidës dhe regjimit taleban i cili i strehon ata në Afganistan. Disa njerëz kanë shtruar pyetjen nëse gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon më 17 nëntor, duhet ndërprerë lufta kundër terrorizmit. Por, siç u shpreh këshilltarja amerikane për çështjet e sigurimit kombëtar, Condoleezza Rice, gjëja më e mirë që mund të bëjmë ne për botën, për të gjithë aleatët në koalicion, qofshin myslimanë apo jo, është që të marrim masa që kjo luftë kundër terrorizmit të përfundojë me sukses, se ne duhet ta përmbushim me sukses misionin tonë, tha këshilltarja Rice.

Në të vërtetë, Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që mendojnë se as mund të bëhet fjalë për ndërprerjen e luftimeve kur kemi të bëjmë me jetë a vdekje. Gjatë muajit të Ramazanit në vitin 624, profeti i myslimanëve, Muhameti, doli fitimtar në Betejën e Badrit. Muhameti filloi gjithashtu një fushatë për rimarrjen e qytetit të shenjtë të Mekës gjatë muajit të Ramazanit.

Gjatë shekujve, myslimanët shpesh kanë zhvilluar luftra gjatë Ramazanit, apo gjatë ditëve të shenjta për besime të tjera. Një prej rasteve për ilustrim është e vititi 1973, kur Egjipti dhe Siria kryen sulme kundër Izraelit ditën e shenjtë për hebrenjtë, Yom Kippur. Meqenëse kjo luftë është zhvilluar gjithashtu gjatë muajit të Ramazanit, është quajtur Lufta e Ramazanit në vendet arabe.

Gjatë dekadave më të fundit, një numër luftrash të tjera janë zhvilluar në Lindjen e Mesme, shpesh duke patur si palë ndërluftuese myslimanë. Këtu përfshihet Lufta Irako-Iraniane në vitet 80-të dhe luftrat e gjata civile në Liban dhe Algjeri. Gjatë gjithë këtyre luftrave luftërat vazhdua gjatë muajit të Ramazanit. Kështu ka ndodhur gjithashtu edhe në Afganistanin gjatë luftës ndërmjet afganëve dhe pushtuesve sovjetikë dhe më vonë ndërmjet fraksioneve të ndryshme afgane, përfshirë edhe lëvizjen talebane.

Ndërkohë që afrohet muaji i shenjtë i Ramazanit, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë edhe vende myslimane, janë të shqetësuara lidhur me sulme të tjera terroriste. Koalicioni nuk ka rrugë tjetër, por të gjejë burimin e terrorizmit në Afganistan dhe të çrrënjosë grupet terroriste në mbarë botën. Siç tha edhe presidenti Bush, armiku nuk do të pushojë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, prandaj edhe ne nuk do të pushojmë.

XS
SM
MD
LG