Lidhje

Kalendari Historik 8 nëntor - 2001-11-08


Më 8 nëntor të vitit 1938, aktorja Mary Martin u zgjua një mëngjes në New York duke mësuar se ishte bërë yll i teatrit. Ky sukses i mahnitshëm ishte rrjedhim i interpretimit të rolit të saj një natë më parë në komedinë muzikore “Leave it to Me.” Kritikët shprehën admirim të madh, duke e quajtiur atë si elektrizuese dhe fantastike. Spektatorët brohoritën duke shprehur adminrim dhe miratim kur zonjusha Martin interpretoi këngën “My Heart Belongs to Daddy”, këngë kjo që u bë një nga meloditë më popullore në Shtetet e Bashkuara. Aktorja Martin intepretoi shumë role të tjera në Broadway, si edhe në filma, radio e televizion. Mirëpo, atë e tërhiqte vazhdimisht teatri, ku ajo venbdosi një standard shumë të lartë për pjesët muzikore, përfshirë “South Pacifik” dhe “Peter Pan.” Në pjesën Peter Pan ajo luajti rolin e një djali që dëshironte të mbetej gjithmonë i ri.

Më 8 nëntor 1837 Seminari për Femra Mount Holyoke(Holiok), që sot njihet si Kolegji Mount Holyoke, u bë e para shkollë e lartë për femra në Shtetet e Bashkuara. 80 vajza të reja, që vinin nga familje të klasës së mesme, ndoqën studimet e larta në seminar. Mësimet jepeshin në një ndërtesë të vetme prej tullash në fshatin South Hadley, të shtetit Massachusetts, në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Për të ndjekur studimet aty, studentët duhet të paguanin 60 dollarë në vit, të cilat mbulonin mësimet, fjetjen dhe ushqimin. Shumë nga vajzat që diplomoheshin nga kjo shkollë e lartë bëheshin mësuese, një nga profesionet e pakta për femra në Amerikën e mesit të shekullit të 19-të. Kolegji Mount Holyoke vazhdon të jetë një institucion i arsimit të lartë vetëm për gra, në South Hadley. Nga 60 dollarë që ishte në fillim, tani paga e përvitshme për mësimet është më shumë se 20 mijë dollarë, plus më se 7 mijë dollarë për fjetje dhe ushqim.

XS
SM
MD
LG