Lidhje

Bush dhe Blair vazhdojnë përpjekjet për më shumë mbështetje - 2001-11-08


Presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, vazhdojnë përpjekjet për të shtuar mbështetjen për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit, një ditë pasi zhvilluan një takim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë. Sot presidenti Bush do të takohet këtu në Washington me udhëheqësit e Brazilit dhe të Irlandës.

Kryeministri Blair takohet në Londër me mbretin Abdullah të Jordanisë dhe me presidentin e Pakistanit, gjeneralin Pervez Musharaf për bisedime, që pritet të përfshijnë Lindjen e Mesme. Pas takimit të tyre dje në Washington, udhëheqësit amerikanë dhe britanikë përsëritën angazhimin e tyre për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe mbrojtën operacionet ushtarake, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, në Afganistan.

XS
SM
MD
LG