Lidhje

Robertson mbështet dokumentin e UNMIKut - 2001-11-08


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Lordi George Robertson ka shprehur mbështetjen e tij për dokumentin e nënshkruar ndërmjet UNMIK-ut dhe zyrtarëve të Beogradit për përfshirjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e përgjithshme të 17 nëntorit. Ai i bëri këto komente në fund të vizitës së tij në Prishtinë gjatë së cilës është takuar me përfaqësuesit më të lartë të bashkësisë ndërkombëtare dhe përfaqësuesit politik të shqiptarëve. Ai tha se administratorit të Kosovës Hans Haekkerup i ka shprehur mbështetjen e plotë për punën e tij për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat i ka cilësuar si ngjarje me rëndësi historike për Kosovën.

Zoti Robertson tha se e ka përgëzuar administratorin Haekerup “për marrëveshjen e arritur me Beogradin” për të shtuar se ajo “është një hap i mire përpara për marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ai u shpreh i kënaqur për faktin se serbët e Kosovës janë trimëruar që të marrin pjesë në zgjedhje “meqë fati i tyre do të varet shumë nga 17 nëntori sikurse edhe tërë fati i Kosovës. Ai e cmoi si shumë të rëndësishme edhe përkrahjen që u kanë shprehur shqiptarët pjestarëve të komunitetit serb për të dalë në votime. Zoti Robertsoin tha se NATO-ja e ka bërë të qartë se qëllimi i saj është krijimi i një Kosovë shumetnike dhe në këtë funksion ishte edhe aksioni i saj në vitin 1999. Prandaj tha ai NATO-ja dhe bashkësia ndërkombëtare dhe NATO-ja nuk do të lejojnë krijimin e një shteti njëkombësh. Ky rajon ka përjetuar dhunën mjerimin dhe urrejtjen për një kohë të gjatë prandaj koha e dhunës ka mbaruar tha zoti Robertson duke shtuar se fëmijët nuk mund të ushqehen me kushtetuta, ndërsa qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme më të mirë dhe ata e kanë mundësinë e parë në historinë e tyre më 17 nëntor…

XS
SM
MD
LG