Lidhje

Sulmet në Afganistan vënë në shënjestër vijat e frontit në afërsi të kufirit me Taxhikistanin - 2001-11-08


Avionët amerikanë kryen sulme të reja ajrore kundër pozicioneve të Talebanit.

Sulmet e sotme kishin në shenjestër objektet e vijës së frontit në veri të kryeqytetit Kabul, dhe në afërsi të kufirit me Taxhikistanin. Njoftohet se ka pasur bombardime edhe në afërsi të qytetit strategjik Mazar-i-Sharif që kontrollohet nga forcat talebane. Aleanca Veriore opozitare po përpiqet të fusë nën kontroll këtë qytet. Forcat e saj kanë njoftuar për përparime në këtë rajon. Por agjencia e lajmeve Shtypi Islamik Afgan me bazë në Pakistan citoi zyrtarët të Talebanit, sipas të cilëve forcat e tyre kanë sprapsur një ofensivë në jug të qytetit. Zyrtarët e Pentagonit thanë dje se goditjet ajrore amerikane tani kanë në shenjestër të ndihmojnë Aleancën e Veriut të çajë vijat e frontit taleban përreth Marar-i-Sharifit, ku ndodhet një aerodrom i rëndësishëm dhe kalojnë rrugët që sjellin furnizime për në Kabul. Avionët amerikanë po vazhdojnë bombardimet edhe në pika të tjera të vendit, për të asgjësuar pozicione ushtarake të Talebanit si dhe të rrjetit terrorist Al-Qaida të Osama bin Ladenit. Talebani thotë se bombardimet nuk kanë cënuar aftësitë e tij luftarake.

XS
SM
MD
LG