Lidhje

Dy vëllezër serbë të Bosnjës ekstradohen në Hagë - 2001-11-09


Dy vëllezër serbë të Bosnjës mbërritën në qendrën e paraburgimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në Hagë, pasi u ekstraduan nga Jugosllavia. Autoritetet serbe arrestuan dje Pedrag dhe Nenad Banoviç në jug të Beogradit. Gjykata e Hagës ka ngritur akt padi ndaj tyre për përfshirje në masakrat ndaj myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës në kampin e të burgosurve në Keraterm në afërsi të Prijedorit në Bosjë-Hercegovinën veri-perëndimore gjatë vitit 1992. Prokurorët thonë se dy vëllezërit binjakë morën pjesë në rrahjen dhe torturimin e të burgosurve në kamp. Pas rrëzimit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç vitin e kaluar, autoritetet serbe miratuan ndryshime në politika, në bazë të të cilave ata pranojnë të arrestojnë dhe ekstradojnë pa vonesë individë që nuk kanë shtetësinë jugosllave, të cilët kërkëhen nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG