Lidhje

Bush u bënë thirrje amerikanëve të luftojnë terrorizmin - 2001-11-09


Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve të luftojnë kundër terrorizmit dhe të ruajnë vlerat pozitive që u pasqyruan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në një fjalim që mbajti mbrëmë në Atlanta të Georgias, që u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë vendin, zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë bërë një vend tjetër pas sulmeve, më pak naivë por më të fortë dhe më të bashkuar.

Presidenti Bush foli para mijëra zjarrfikësve, nëpunësve të postës dhe të tjerë, duke i quajtur ata herojë të rinj të vendit.

Ai tha se lufta globale kundër terrorizmit po zhvillohet në shumë fronte dhe në shumë vende dhe se Shtetet e Bashkuara do të dalin fitimtare, pavarësisht se sa do të zgjatë kjo luftë.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara janë një vend që i zgjoi rreziku, por nuk ndjehen të kërcënuar. Ai u bëri thirrje amerikanëve ta shndërojnë frikën në veprim, duke punuar vullnetarisht në komunitetet e tyre, përfshirë spitalet, shkollat, objketet ushtarake, apo të stërviten për shërbime të ndryshme në raste emergjencash.

XS
SM
MD
LG