Lidhje

OKB: antiterrorizmi në rend të ditës - 2001-11-11


Fushata kundër terrorizmit është në krye të rendit të ditës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Udhëheqësit botërorë po theksojnë përkrahjen e tyre për Shtetet e Bashkuara dhe po dënojnë sulmet e 11 shtatorit, megjithë dallimet në pikëpamjet e tyre për luftën kundër terrorizmit.

Presidenti Bush tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme se është në interesin e të gjitha vendeve që të marrin pjesë në luftën kundër terrorizmit. Ai u bëri thirje vendeve anëtare të mbajnë një qendrim të palëkundur kundër terrorizmit, përndryshe, theksoi ai, ato janë në rrezik të bëhen vetë objekte të sulmeve terririste.

Ai bëri thirje për masa që do të çojnë në mbylljen e kampeve terroriste, ndërprerjen e burimeve financiare si dhe shkëmbimin e të dhënave të kundërzbulimit mbi veprimtaritë terroriste.

Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, i bëri thirje mbarë botës të vazhdojë luftën për çrrënjosjen e terrorizmit. Ai tha se mosmarrëveshjet politike në Lindjen e Mesme, Bosnje, Kashmir dhe në Kosovë kanë krijuar kushte për lindjen e terrorit.

Ndërkaq, kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee u bëri thirje vendeve të ndryshme të mos e pranojnë terrorizmin si mjet për arritjen e qëllimeve politike.

Presidenti iranian Mohamad Khatami i dënoi sulmet e 11 shtatorit si akte brutale dhe barbare, por paralajmëroi të mos ndërmerren veprime të njëanshme.

Presidenti i Afrikës së Jugut Thabo Mbeki tha se vetëm një botë e bashkuar mund të garantojë sigurinë.

XS
SM
MD
LG