Lidhje

Jokic niset për në Hagë - 2001-11-12


Një oficer i lartë në pension i marinës jugosllave, i akuzuar për krime lufte po i dorëzohet Gjykatës së Kombeve të Bashkaura në Hagë. Ish nën admirali Miodrag Jokic u nis sot me aeroplan nga Beogradi për në Hollandë.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi, e ka akuzuar zotinn Jokic dhe tre oficerë të tjerë jugosllavë për bombardimin e qytetit kroat të Dubrovnikut në vitin 1991. Gjatë bombardimit të këtij qyteti port mesjetar në brigjet e Detit Adriatik u vranë dhjetra civilë dhe u shkatërruan qindra ndërtesa.

Bombardimi i qytetit filloi pasi Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, duke i hapur rrugën një dekade luftrash në Ballkan. Zoti Jokic thotë se është i pafajshëm dhe se nuk ka bërë gjë tjetër veçse detyrën e tij si ushtarak.

XS
SM
MD
LG