Lidhje

Bullgaria drejt raundit të dytë të zgjedhjeve - 2001-11-12


Anketat e opinionit publik tregojnë se në Bullgari do të zhvillohet një raund i dytë zgjedhjesh, pasi presidenti Stojanov nuk arriti të fitonte të paktën 50 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve të djeshme presidenciale. Mendohej gjerësisht se presidenti Stojanov të fitonte një mandat të dytë pesëvjeçar. Sipas anketave të opinionit publik, ka mundësi që në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahet javën tjetër, zoti Stojanov të përballet me udhëheqësin e Partisë Socialiste, Georgi Parvanov. Njoftimet bëjnë gjithashtu të ditur se në zgjedhjet e djeshme morën pjesë më pak se 50 përqind të qytetarëve bullgarë me të drejtë vote.

XS
SM
MD
LG