Lidhje

Kalendari Historik  12 nëntor - 2001-11-12


Më 12 nëntor të vitit 1954, u mbyll qendra e parë nga kishin hyrë shumica e imigrantëve evropianë në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Ellis. Në qendrën e ishullit në Portin e New Yorkut, e cila ishte hapur në vitin 1892, kryheshin procedurat kryesore për dokumentet e imigracionit. Rreth 17 milionë burra, gra dhe fëmijë, numri më i madh i imigrantëve në historinë njerëzore, kishin hyrë për herë të parë në Shtetet e Bashkuara nga ishulli Ellis, që njihej si ”dera e artë”. Më tepër se 100 milionë amerikanët që jetojnë sot në Shtetet e Bashkuara mund ta kenë prejardhjen e tyre nga imigrantët që hynë në Shetet e Bashkuara pikërisht nga ishulli Ellis. Zyrat e imigracionit u transferuan në qytetin e New Yorkut në vitin 1943, por zyra e ishullit Ellis u mbyll përfundimisht në vitin 1954, kur qeveria e Shteteve të Bashkuara filloi kontrollin e imigrantëve të mundshëm para se ata të largoheshin nga vendi i tyre.

Më 12 nëntor të vitit 1884, filloi ndërtimi i grataçielës së parë në Shtetet e Bashkuara. Një kompani sigurimesh punësoi arkitektin William Le Baron Jenney për të bërë projektin dhe për të kontrolluar ecurinë e punimeve të ndërtesës 10-katëshe në Çikago. Në projektin e tij, zoti Jenney përdori rrjeta çeliku për të ndërtuar një armaturë metalike që do të mbante muret, dyshemetë dhe çatinë. Teknikat e ndërtimit ishin huazuar nga urat e varura prej çeliku, që ishin ndërtuar mbi lumenjt e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara. Një tjetër përparim teknologjik në procesin e ndërtimit ishte një ashensor i ri, i cili lëvizte shpejt dhe më e rëndësishmja, ishte i sigurt. Ashensori kishte një pajisje sigurimi, e cila e ndalte atë automatikisht në vend po të kishte ndonjë avari në mekanizmin ngritës e ulës, që punonte me avull, apo në se dëmtoheshin kabllot metalike.

XS
SM
MD
LG