Lidhje

Kalendari Historik 14 nëntor - 2001-11-14


Më 14 nëntor të vitit 1877 një qytet i Arizonës mori emrin ”Tombstone” - gur varri - nga një kërkues fatlum, të cilit i ishte thënë se e vetmja rezervë minerali që ai do të gjente në Arizonën Veriperendimore do të ishte guri i varrit të tij. Por ai këmbënguli në kërkimet e veta, duke zbuluar kështu rezerva të pasura argjendi dhe minierës i vuri emrin ”Tombstone”. Brenda dy vitesh, një komuniteti minatorësh, kërkuesish dhe tregëtarësh, që kishin ngritur kampingjet e tyre, ishte dyndur në rajonin e shkretë përreth minierës. Legjenda e ”Tombstone” zbukurohet me një numër personazhesh dhe përleshjesh me armë, përfshirë të famshmen përleshje në O-K Corral. Kjo përleshje vë përballë Wyatt Earp dhe vëllezërit e tij, së bashku me shokun e tyre ”Doc” Holliday, kundër bandës Clanton. Turistët të cilët shkojnë sot në Tombstone mund të vizitojnë vendin e betejës dhe varrezat e njohura si Boot Hill - Kodra e Çizmeve. Ky emër është vënë sepse aty janë varrosur shumë burra të cilët, siç thuhet, ”vdiqën ”me çizme në këmbë”, nga që ata vdiqën menjëherë dhe dhunshëm.

Më 14 nëntor të vitit 1935, presidenti Franklin Roosvelt i shpalli Filipinet një komunuelth të lirë të Shteteve të Bashkuara. Statusi i ri i Arqipelagut Aziatik ishte pjesë e në planeve amerikane për t’u rikthyer Filipineve pavarësinë e plotë pas një periudhe tranzicioni dhjetëvjeçare. Afati për realizimin e pavarësisë u vonua për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por krijimi i shtetit të pavarur të Filipineve u arrit më në fund në vitin 1946. Simbolikisht, kjo ngjarje shënohet më 4 korrik, që përkon me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Këto të fundit i kishin marrë nën kontrollin e tyre Filipinet në vitin 1898 në kuadër të marrëveshjes me Spanjën pas fitores së luftës me të nga ana e amerikanëve.

XS
SM
MD
LG