Lidhje

Dështojnë bisedimet midis dy Koreve - 2001-11-14


Bisedimet në shkalle kabineti midis dy Koreve kanë dështuar. Takimi zyrtar ne vendin e pushimit të Malit Kumgang në Korenë e Veriut shënoi përparim dje, kur u arrit marrëveshja për zhvillimin e një raundi të ri ribashkimesh familjare muajin e ardhshëm, për familjet e ndara koreane. Megjithate kjo marrëveshje nuk pati më vlerë kur bisedimet ngecën në çështje të tjera, duke përfshirë edhe vendin e zhvillimit të bisedimeve të ardhme në shkallë kabineti dhe ato ekonomike. Bisedimet u ndërprenë sot pa u bërë një deklarate e përbashkët.

Një zyrtar i Koresë së Jugut tha se arsyeja kryesore e mosmarrëveshjes ishin kundershtimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut për një gjendje gatishmërie sigurimi të kërkuar nga Seuli mbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Korea e Veriut fajësoi për dështimin e bisedimeve siç e quajti ajo, qëndrimin aspak elastik dhe të paarsyeshëm të Koresë së Jugut.

XS
SM
MD
LG