Lidhje

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në New York - 2001-11-14


Hetuesit thonë se shpresojnë të sigurojnë informacion më të qartë në lidhje me shkakun e rrëzimit të një aeroplani të kompanisë ajrore American Airlines, disa minuta pas ngritjes nga aeroporti i New Yorkut, duke vrarë 265 persona.

Zyrtarë të Këshillit Kombëtar për Sigurinë e Transportit thonë se po përqëndrohen tani në gjetjen e shkakut të rëzimit të pjesës së pasme të avionit Airbus A-300, pak pas nisjes së avionit nga Aeroporti Kennedy. Hetuesit thonë se shpresojnë që informacioni i kutisë së zezë të avionit do tu japë atyre prova të rëndësishme rreth shkakut të aksidentit. Një zyrtar tha se kutia e zezë është në gjendje të mirë dhe përmban shumë të dhëna.

XS
SM
MD
LG