Lidhje

Kandahari ende nën kontrollin e Talebanit - 2001-11-15


Njoftohet se luftimet midis forcave talebane dhe atyre të opozitës janë intensifukuar në qytetin afgan jugor të Kandaharit, pas shtimit të sulmeve ajrore amerikane kundër kësaj baze të regjimit taleban.

Agjencia e lajmeve Shtypi Islamik Afgan me seli në Pakistan njoftoi se autoritetet talebane kanë ende nën kontroll këtë qytet. Sipas kësaj agjencie, një zyrtar taleban tha se udhëheqësi i lartë i regjimit islamik, Mullah Mohamad Omar është i sigurtë dhe komandon forcat e tij në rajon. Më parë, aeroplanët luftarakë amerikanë shkatërruan një godinë në një zonë të kontrolluar nga forcat talebane, duke vrarë një numër anëtarësh të lartë të rrjetit terrorist Al-Kaida të Osama bin Ladenit. Mirëpo, nuk dihet nëse Osama bin Ladeni ishte mes tyre.

Aeroplanët amerikanë sulmuan gjithashtu objektiva talebane në provincën Kunduz në Afganistanin veri-lindor, ku disa mijëra trupa talebane po luftojnë kundër forcave të Aleancës Veriore.

Pakistani ka forcuar sigurimin në kufirin jugor me Afganistanin për të ndaluar Osama bin Ladenin të përpiqet tu shpërtojë forcave amerikane. Zyrtarët thanë se forcat e armatosura përgjatë kufirit në provincën Baluçistan janë vënë në gjendje të lartë gadishmërie, pasi kanë dëgjuar thashetheme se udhëheqësi terrorist mund të përpiqet të hyjë në Pakistan. Zyrtarët thanë se trupa me armatime të rënda talebane patrullojnë pjesën afgane të kufirit në përgjithësi ndalojnë vetëm afganë që përpiqen të largohen për shkak të luftimeve në Afganistanin jugor.

XS
SM
MD
LG