Lidhje

Kina akuzon separatistët ujgurë - 2001-11-15


Kina përsëriti akuzat se qindra separatistë myslimanë në rajonin e saj veriperëndimor të Sinkiangut janë stërvitur në kampet terroriste të Al-Qaidës në Afganistan. Duke folur para gazetarëve në Pekin, një zëdhënës i ministrisë së jashtëme fajësoi separatistët ujgurë për një seri sulmesh site gjatë dekadës së kaluar.

Zëdhënësi tha se ekzistojnë prova të qarta se separatistët po marrin ndihmë nga jashtë për luftën e tyre kundër qeverisë kineze. Ai i lidhi përpjekjet e Kinës për të luftuar lëvizjen separatiste me luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë thënë se hapat e ndërmarra nga Kina në këtë drejtim nuk kanë bërë dallimin midis akteve të terrorizmit dhe protestave paqësore.

XS
SM
MD
LG