Lidhje

SHBA dhe Rusia luftojnë terrorizmin - 2001-11-16


Si rrjedhim i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York dhe Washington, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur marrëveshje që synojnë zhdukjen e kërcënimit terrorist global. Siç tha presidenti George W. Bush, “Sfidat nga terrorizmi e bëjnë bashkëpunimin tonë të ngushtë në të gjitha çështjet edhe më urgjent. Rusia dhe Amerika gjenden përballë të të njëjtit kërcënim, por ato kanë edhe të njëjtën vendosmëri. Ne, theksoi presidenti Bush, do t’i luftojmë dhe do t’i mundim rrjetet terroriste kudo që të ekzistojnë.”

Përparësia kryesore e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë është të parandalohet sigurimi i armëve të shkatërrimit në masë nga ana e terroristëve. Terroristët po shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të siguruar armë të tilla. Në një intervistë me një gazetë pakistaneze, kreu i organizatës terroriste al-Kaida, Osama bin Laden, pretendoi se ka siguruar armë bërthamore e kimike dhe se rezervon të drejtën për t’i përdorur ato.

Presidenti Bush tha në fjalimin e tij para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara se “e gjithë bota përpallet me mundësinë më të tmerrshme: këta terroristë po kërkojnë të sigurojnë armë të shkatërrimit në masë, pra mjetet për të shndërruar urrejtjen e tyre në një holokaust. Dhe pritet që ata të përdorin armë kimike, biologjike dhe bërthamore posa t’i kenë mundësitë ta bëjnë një gjë të tillë.”

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, siç tha presidenti Bushm, “do t’i frocojnë përpjekjet e tyre për t’u prerë terroristëve çdo burim të mundshëm armësh, materialesh dhe ekspertizash biologjike, kimike dhe bërthamore.” Këtu përfshihen shtimi i masave të sigurimit dhe forcimi i kontrollit ndaj eksportreve për të parandaluar përhapjen e materialeve biologjike nga Rusia; përmirësimi i mbrojtjes së arsenaleve bërthamore, kontrolli i rreptë ndaj materialeve bërthamore dhe parandalimi i trafikut të paligjshëm të materialeve të tilla.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë gjiathashtu dakord të shkurtojnë në mënyrë të ndjeshme arsenalet e armëve të tyre bërthamore. Presidenti Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, premtuan t’i shkurtojnë arsenalet e tyre bërthamore me rreth dy të tretat, gjatë dhjetëveçarit të ardhshëm.

Bashkëpunimi kundër terrorizmit po ndryshon natyrën e marrëdhënnieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Siç tha presidenti Bush, “Ne po i transformojmë marrëdhëniet tona nga ato të karakterizuara nga armiqësia e mosbesimi në marrëdhënie të mbështetura në bashkëpunim dhe besim që do t’i shtojnë mundësitë për paqe dhe përparim për qytetarët e të dyja vendeve dhe për popujt e gjithë botës.”

XS
SM
MD
LG