Lidhje

Japonia miraton planin për mbështetje logjistike të luftës kundër terrorizmit - 2001-11-16


Qeveria japoneze miratoi zyrtarisht një plan, në bazë të të cilit Japonia do të jepte mbështetje logjistike dhe jo-luftarake në luftën kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Kabineti i kryeministrit Junichiro Koizumi miratoi planin në një takim që zhvilloi sot. Pas takimit, kryeministri Koizumi shprehu kënaqësi që Japonia do të marë pjesë në fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Në bazë të planit, 1 mijë e 500 trupa japoneze do të marrin pjesë në këtë fushatë, roli i të cilëve do të kufizohet në misionet e kërkim-shpëtimit si dhe në sigurimin e ndihmave mjeksore për refugjatët afganë në Pakistan.

XS
SM
MD
LG