Lidhje

Bush: rrjeta ngushtohet - 2001-11-20


Presidenti Bush thotë se rrjeta përrreth Osama bin Ladenit po ngushtohet, ndërkohë që talebanët vazhdojnë të humbasin territore.

Presidenti u tha gazetarëve dje në Uashington se një numër gjithnjë e më i madh njerëzish po ndihmojnë Shtetet e Bashkuara për të gjetur udhëheqësin e rrjetit terrorist Al-Qaida.

Ai nuk dha hollësi të tjera për të mos dëmtuar procesin e kërkimit. Por ai thksoi se trupat amerikane nuk do të largohen nga Afganistani pa u shkatërruar al-Qaida. Një zëdhënës i Pentagonit pohoi se është shtuar numri i komandove amerikane që po kërkojnë bin Ladenin në Afganistanin jugor.

Ndërkohë, njoftohet se nuk janë bërë përparime në bisedimet që synojnë të detyrojnë talebanët të dorëzojnë dy bazat e tyre të fundit, Kunduzin në veri dhe Kandaharin në jug. Trupat e Aleancës Veriore të opozitës kanë rrethuar Kunduzin, ku thuhet se të huajt që rezistojnë përkrah talebanëve, kanë deklaruar se do të luftojnë deri në vdekje. Aeroplanët amerikanët dje vazhduan bombardimin e e qytetit.

Njoftohet ndërkohë se 4 gazetarë perëndimorë kanë humbur jetën në një pritë në Afganistanin perëndimor. Persona të paidentifikuar i nxorrën ata nga një autokolonë që udhëtonte nga Xhelalabadi për në Kabul dhe i ekzekutuan. Njoftohet se trupat e tyre ishin gjetur më vonë në anë të rrugës.

XS
SM
MD
LG