Lidhje

E ardhmja për Afganistanin - 2001-11-21


I dërguari i lartë i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin thotë se katër grupime të ndryshme afgane kanë rënë dakord të marrin pjesë në bisedimet që synojnë krijimin e një qeverie kalimtare.

Lakhdar Brahimi thotë se në këto katër grupe bëjnë pjesë Aleanca Veriore anti-Talebane, përfaqësuesit e ish-mbretit, Mohamad Zahir Shah, përfaqësuesit e krerëve afganë të cilët u mblodhën muajin e kaluar në Pakistan dhe një koalicion i opozitës i njohur si grupi i Qipros.

Zoti Brahimi u tha dje gazetarëve se shpreson që konferenca të dalë me vendime konkrete përsa i përket krijimit të një këshilli të përkohshëm.

Konferenca pritet të mblidhet në Berlin apo pranë tij dhe do të zgjasë gjashtë ditë.

XS
SM
MD
LG