Lidhje

Statujat e Budës - 2001-11-21


Në Zvicër ka filluar një fushatë për restaurimin e njërës prej statujave të lashta të Budës në Afganistan që u shkatërrua këtë vit nga talebanët.

Dy organizata me qendër në Zvicër, Instituti dhe Muzeu për Afganistanin si dhe Fondacioni i Shtatë Mrekullive të Reja, thonë se shpresojnë të arrijnë të rindërtojnë me anë të teknologjive moderne, statujën më të madhe nga dy të tilla që u shkatërruan prej talebanëve.

Organizatorët e projektit do të ndërtojnë fillimisht një skicë në kompjuter të statujës, bazuar mbi dokumentet dhe vëzhgimet.

Pastaj, në Muzeumin për Afganistanin pranë Zyrihut do të ndërtohet një maket i statujës. Më në fund, grupet do të përpiqen të gjejnë fonde për rindërtimin e statujës në lartësinë e saj të mëparshme prej 53 metrash.

Statujat ishin gdhendur në shpatin e pjerrët të një mali gjatë shekujve të tretë dhe të pestë. Talebanët i shkatërruan ato në muajin mars, me arësyen se statujat u bënin jehonë kulteve jo-islamike.

XS
SM
MD
LG