Lidhje

Antraksi: raste të reja - 2001-11-21


Një grua 94-vjeçare nga shteti Connecticut vdiq nga antraksi pulmonar që prek sistemin e frymarrjes. Në një konferencë shtypi në Connecticut, zyrtarët amerikanë të shëndetësisë pohuan se gruaja vdiq pak orë më parë. Nuk dihet se si mund të jetë infektuar ajo me antraks. Guvernatori i shtetit Connecticut tha se në banesën e saj në qytetin Oxford të shtetit Connecticut si dhe në dy zyra postare lokale po zhvillohen analiza. Ai shtoi se 1 mijë e 500 punonjës të sistemit postar në Connecticut po mjekohen me antibiotikë si masë parandaluese.

XS
SM
MD
LG