Lidhje

EDITORIAL - 2001-11-22


Sot në Shtetet e Bashkuara është Dita e Falenderimeve, dita kur amerikanët shperhin falenderimet për lirinë dhe të mirat e tyre të tjera. Që nga ditët e para të kolonizimit, amerikanë të të gjitha besimeve fetare kanë vënë besimin në Krijuesin e tyre për të mbajtur kombin e tyre si në kohë të mira ashtu edhe në kohë të vështira.

Korriku i vitit 1776, ishte kohë lufte. Amerikanët shpallën pavarësinë e tyre nga Britania. Duke theksuar të drejtat e tyre të natyrshme të jetës, lirisë dhe përpjekjeve për lumturi, ata u hodhën në kryengritje të armatosur kundër fuqisë më të frikëshme ushtarake të botës. Më 2 korrik të vitit 1776, gjenerali George Washington, komandanti i ushtrisë amerikane të armatosur dhe të stërvitur shumë keq, u tha trrupave të tij, “Fati i miliona njerëzve të palindur varet tani në guximin e kësaj ushtrie, gjithmonë sipas vullnetit të Zotit. Armiku jonë i pamëshirshëm nuk na ka lënë rrugëdalje tjetër veç qendresës së guximëshme ose nënshtrimit më poshtrues. Kështu që ne nuk kemi rrugëdalje tjetër veç të fitojmë ose të vdesim.”

Lufta e përgjakshme dhe plotë sakrifica e amerikanëve për pavarësi zgjati shtatë vjet, por më në fund fitorja u arrit. George Washingtoni dha urdhër për shpërndarjen e ushtrisë, ai vetë dha dorëheqje nga posti i komandantit dhe iu kthye jetës private.

Më 14 tetor të vitit 1789, George Washingtoni, si presidenti i parë amerikan, lëshoi një proklamatë duke falenderuar Zotin për “mënyrën paqesore dhe racionale, në të cilën ne, theksoi ai, kemi qenë në gjendje të themelojmë strukturat e qeverisë për sigurinë dhe lumturinë tonë dhe për liritë civile e fetare me të cilat jemi bekuar.”

Në vitin 1861, vetë mbijetesa e Shteteve të Bashkuara u kërcënua nga lufta civile. Shtetet jugore ishin shkëputur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e skllavërisë. “Liria është një element i natyrshëm i njerëzimit, në të cilin Zoti i Plotfuqishëm e krijoi njeriun për të jetuar,” ka shkruar presidenti Abraham Linkoln. “Ata që luftojnë kundër vullnetit të Zotit, nuk do të kenë sukses. Ata janë mundur gjithmonë dhe gjithmonë do të dalin të humbur.” Parashikimi i presidentit Linkolm është provuar i saktë, por me një çmim të lartë. Afër një milionë amerikanë u vranë ose u plagosën gjatë luftës civile.

Vendosmëria e amerikanëve po vihet në provë edhe këtë Ditë Falenderimi, këtë herë nga një rrjet i terrorizmit ndërkombëtar dhe aleatët e tij. Që nga sulmet tinzare prej frikacakësh kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, më 11 shtator, amerikanët janë përgjigjur me guxim dhe vendosmëri. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata pranojnë, siç është shprehur presidenti George W. Bush, “varësinë tonë në Krijuesin” dhe “detyrimet tona kolektive për të mbrojtur parimet e qendrueshme të lirisë që formojnë themelet e Republikës sonë.”

XS
SM
MD
LG