Lidhje

Izraeli dhe palestinezët - 2001-11-23


Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Bush do të takohet muajin e ardhshëm në Washington me kryeministrin izraelit, Ariel Sharon. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se bisedimet do të prëqendrohen në fushatën ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Presidenti Bush u takua dje me të dërguar të nivelit të lartë të Departamentit të Shtetit që po përgatiten të ndërmarrin një përpjekje të re amerikane për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe palestinezëve. Ndihmës sekrertari i Shtetit, William Burns dhe gjenerali pensionist Anthoni Zinni i Korpusit të Marincave do të udhëtojnë ditën e dielë për në rajonin e Lindjes së Mesme.

XS
SM
MD
LG