Lidhje

Luftime në Afganistan - 2001-11-23


Aleanca Veriore në Afganistan po vazhdon ofensivën ndaj qytetit të Kunduzit në veri.

Komandantët e Aleancës thonë se forcat e tyre po i afrohen qytetit nga tri drejtime. Forcat talebane që mbajnë qytetin po bombardohen edhe nga aeroplanët amerikanë. Luftimet për Kunduzin filluan dje pas dështimit të bisedimeve për dorëzimin e luftëtarëve talebanë.

Shumica e luftëtarëve pro-talebane të rrethuar në qytet janë vullnetarë të huaj arabë, pakistaneze dhe çeçenë, që sipas njoftimeve nuk pranojnë të dorëzohen.

Zyrtarët e Aleancës Veriore thonë se luftëtarët e huaj nuk po lejojnë arritjen e marrëveshjes për dorëzimin e forcave talebane, pasi kanë frikë se do të keqtrajtohen në se bien në duart e Alenacës Veriore.

Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë që luftëtarët e huaj të largohen të lirë, duke thënë se kështu ata mund të shkojnë në vend tjetër dhe të krijojnë probleme atje.

XS
SM
MD
LG