Lidhje

Akuza të reja - 2001-11-23


Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara ngriti akt-padi ndaj ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç për gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë.

Prokurorët e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë e akuzojnë ish udhëheqësin jugosllav se ka kryer gjenocid gjatë thuajse katër viteve të luftës së Bosnjës, e cila filloi në vitin 1992.

Akuzat u paraqitën javën e kaluar. Kjo është akt-padia e tretë e ngritur ndaj ish-udhëheqësit jugosllav, por e para që përfshin akuzën për gjenocid, krimi më i rëndë në statutin e gjykatës.

Zoti Millosheviç këmbëngul se është i pafajshëm dhe nuk pranon të njohë ligjshmërinë e Gjykatës së Hagës

XS
SM
MD
LG