Lidhje

Sharon: Ishte vetmbrojtje - 2001-11-24


Izraeli tha se udhëheqësi ushtarak i organizatës ekstremiste islamike Hamas i vrarë të premten nga helikopterët izraelitë kishte patur lidhje me një seri sulmesh ndaj qytetarëve izraelitë.

Në një deklaratë të bërë sot nga zyra e kryeministrit Ariel Sharon, thuhej se Mahmoud Abu Hanoud ishte duke planifikuar sulme të tjera dhe se veprimi i Izraelit u krye në vetmbrojtje. Hamasi ka deklaruar se do të hakmerret me vendosmëri dhe me shpejtësi për vrasjen.

Udhëheqësi i Hamasit dhe dy ndihmës të tij u vranë nga helikopterët izraelitë, të cilët hapën zjarr ndaj makinës së tyre afër qytetit palestinez Nablus në Bregun Perëndimor. Që nga dita e enjte numri i të vrarëve palestinezë ka arritur në të paktën 12.

XS
SM
MD
LG