Lidhje

Bush dënon kërkimet shkencore mbi klonimin - 2001-11-26


Presidenti Bush i dënoi kërkimet shkencore të zhvilluara nga një kompani private në Shtetet e Bashkuara, e cila thotë se ka arritur të riprodhojë me sukses një embrion njerëzor. Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se riprodhimi i embrioneve, sipas mendimit të tij, është moralisht i gabuar. Komentet e presidentit pasojnë njoftimin e djeshëm që kompania me qendër në Massachussetts, Advanced Cell Technology, ka riprodhuar një embrion njerëzor me shpresën e krijimit të qelizave të reja për kurimin e një numri sëmundjesh. Udhëheqësi i shumicës demokrate në senat, Tom Daschle, tha se çdo propozim për të lejuar kërkimet mbi riprodhimin e një qenieje njerëzore do të haste në kundërshtime të ashpra. Vatikani e quajti këtë zhvillim ”një sulm ndaj jetës njerëzore”.

XS
SM
MD
LG