Lidhje

SHBA përpiqet për një armëpushim në Lindjen e Mesme - 2001-11-26


Dy të dërguarë amerikanë ndodhen në Izrael, në kuadër të përpjekjeve amerikane për arritjen e një armëpushimi izraelito-palestinez, për ti dhënë fund dhunës 14 mujore. Ndihmës-sekretari i shtetit William Burns, dhe gjenerali në pension Anthony Zinni, i fillojnë takimet e tyre sot me udhëheqësit izraelitë dhe me ata palestinezë nesër. Disa orë para mbrritjes së tyre, një palestinez vetvrasës hodhi veten në erë pranë një vendkalimi kufitar midis Gazës dhe Izraelit, duke plagosur lehtë 2 ushtarë izraelitë. Grupi ekstremist islamik Hamas mori përgjegjësinë për sulmin, që ndodhi sot në vendkalimin Erez dhe tha se sulmi ishte në hakmarrje të vrasjes nga Izraeli të një udhëheqësi hamas të premten.

XS
SM
MD
LG