Lidhje

Mbledhje për Afganistanin - 2001-11-27


28 delegatë që përfaqësojnë grupe të ndryshme etnike dhe politike të Afganistanit takohen sot në Bon për të formuar një qeveri pas-talebane. Pritet që Aleanca Veriore të jetë forca kryesore në bisedimet e organizuara nga Kombet e Bashkuara sepse trupat e saj kontrollojnë tani Kabulin dhe pjesën më të madhe të Afganistanit.

Ndër grupet që marrin pjesë në konferencë, e cila mbahet në kushte të rrepta sigurie në një pikë turistike, përfshihen gjithashtu përfaqësues të ish mbretit afgan Mohammed Zahir Shah.

Diplomatë të lartë perëndimorë në Bon thonë se fraksionet afgane nuk duhet të presin ndihma për rindërtimin e vendit nëse nuk bien dakord për një qeveri me bazë të gjerë.

Zyrtarët e OKB-së thonë se falimentimi i Talebanit në pjesën më të madhe të Afganistanit e bën të ngutshme arritjen e një marrëveshjeje për formimin e një qeverie kalimtare dhe të një force sigurimi që do të pengonte anarkinë.

XS
SM
MD
LG