Lidhje

Bush: jo klonimit njerzor - 2001-11-27


Disa qeveri perëndimore shprehën shqetësimin e tyre, pas njoftimit të një firme amerikane e cila bëri të ditur se kishte riprodhuar me sukses, në rrugë gjenetike, embrionin e parë njerëzor në botë, për kërkime mjekësore.

Presidenti Bush e quajti procesin të gabuar nga pikëpamja morale dhe tha se kërkime shkencore të këtij lloji duhen ndaluar me ligj. Ligjëvënës të Kongresit amerikan, që janë kundër një procedure të tillë, bënë thirrje që brenda këtij viti të hartohet dhe miratohet një ligj që do të ndalonte të gjitha format e klonimit njerëzor.

Zyrtarë nga vendet e Bashkimit Evropian, Këshilli i Evropës, Britania dhe Franca, ishin ndërmjet atyre që ngritën zërin kundër kësaj procedure. Të dielën firma Advanced Cell Technology me qendër në Massachusetts, njoftoi se kishte klonuar një embrion njerëzor, me shpresë që të krijojë qeliza të reja, të cilat do të ndihmonin për të kuruar një numër sëmundjesh.

XS
SM
MD
LG