Lidhje

Izraeli tërhiqet nga Jenini - 2001-11-27


Ushtria izraelite njofton se forcat e saj u tërhoqën nga qyteti Jenin që administrohet nga palestinezët në Bregun Perëndimor.

Jenini është i fundit i një numri qytetesh palestineze që u pushtuan muajin e kaluar nga Izraeli pas vrasjes së një ministri izraelit.

Tërheqja e trupave bëhet ndërkohë që në rajon po fillon një nismë e re amerikane për paqe.

Ndihmës-sekretari i Shtetit, William Burns dhe gjenerali në pension i korpusit të marinsave, Anthony Zinni, fillojnë sot takime në nivel të lartë me udhëheqës izraelitë dhe nesër me zyrtarë palestinezë.

XS
SM
MD
LG