Lidhje

Gjendje gatishmërie - 2001-11-27


Industria amerikane e naftës dhe e gazit është vënë në gjendje gatishmërie të lartë që prej mëse një jave, pasi autoritetet kanë marrë informacione për një komplot të mundshëm terrorist kundër objekteve të gazit natyror në Shtetet e Bashkuara. Prokurori i Përgjithshëm John Aschcroft tha dje se informacioni në fjalë kishte të bënte me një raport të pakonfirmuar, i cili nuk dihej se sa i bazuar ishte. Megjithatë, tha ai, informacioni po merret seriozisht. Sipas citimeve, burime të industrisë energjitike janë shprehur me shqetësim se Osama bin Ladeni mund të ketë dhënë urdhër që të ndërmerren sulme kundër objekteve amerikane të naftës dhe gazit nëse ai kapet ose vritet.

XS
SM
MD
LG