Lidhje

Vdes George Harrison - 2001-11-30


Ylli i muzikës pop vdiq dje në Los Angeles në shtëpinë e mikut të tij Gavin De Becker, i cili thotë se Harrison vdiq me një mendim të fundit - të duam njëri-tjetrin. Në momentet e fundit të jetës ai kishte pranë të shoqen Olivia dhe djalin e tij 24-vjeçar Dhani.

George Harrison ishte pjestari më i heshtur i grupit Beatles, katërshes që mbisundoi klasifikimet e muzikës pop në mbarë botën që në fillim të viteve ’60. Paul McCartney, një nga anëtarët kryesorë të grupit, tha se ishte trishtuar shumë nga vdekeja e atij, që Mccartney e quante “vëllai im i vogël”.

Anëtar tjetër që është ende gjallë i 4-shes së famshme, Ringo Starr, tha se ai humbi mikun më të mirë.

Harrison pinte shumë duhan. Për herë të parë ai u trajtua për kancer në fyt para 4 vjetësh. Më pas sëmundje u përhap edhe në mushkëri dhe në tru.

George Harrison, më i riu ndër katër anëtarët e grupit është i dyti Beatle që vdes. John Lennon u qëllua për vdekje në New York në vitin 1980.

Ndër këngët më tënjohura që ai shkroi për Beatles ishin “Here comes the Sun,” “Something,” “Within You, without You,” dhe “While my Guitar Gently Weeps.”

Ai ishte i pari Beatle që shënoi sukses muzikor pasi grupi u shpërbë në vitin 1970, me këngën e tij “My Sweet Lord,” e cila ishte ndër sukseset më të mëdha të vitit.

XS
SM
MD
LG