Lidhje

Kalendari Historik 29 nëntor - 2001-12-01


Më 29 nëntor të vitit 1929, admirali i marinës amerikane, Richard Byrd, drejtoi ekspeditën e parë për të flutuar mbi Polin e Jugor. Udhëtimi vajtje-ardhje prej 260 kilometrash nga Shtetet e Bashkuara deri në bazën në zonën Amerika e Vogël, në Ross Ice Shelf, u bë me një aerioplan tre-motorësh. Me kalimin e orëve të udhëtimit, admirali filloi të shqetësohej se nuk do t’i mjaftonte karburanti dhe urdhëroi ekuipazhin të hidhte më mbi 100 kilogramë ushqime, instrumenta shkencore dhe ngarkesa të tjera për ta shtuar largësinë që mund të përshkonte avioni. Admirali Byrd përdorte një kompas të posaçëm që funksiononte në bazë të pozicionit të diellit për t’u orientuar në rajonin e Polit të Jugut, ku instrumentet e tjera orientuese moderne ishin të papërdorshme. Ai u nis më 28 nëntor. Rreth orës 10 të mëngjesit të datës 29 nëntor, admirali njoftoi bazën amerikane se ai kishte kaluar mbi Polin e Jugut dhe se ndodhej në rrugën e kthimit. Më këtë fluturim që përfundoi me sukses, admirali Byrd u bë i pari njeri që fluturonte mbi të dy polet e Tokës.

Më 29 nëntor të vitit 1764, protestuesit anti-britanikë në Boston ngritën një komitet korrespodence. Ishte institucioni i parë në kolonitë britanike që siguronte komunikimin ndërmjet kolonive gjatë dhjetëvjeçarit para Luftës Revolucionare. Ky hap u ndërmor në një kohë kur keqësimi në marrëdhëniet midis Amerikës dhe Anglisë i bëri banorët e kolonive të mendonin se ishte e rëndësishme që të ndanin mes tyre ide dhe informacion. Komiteti i Bostonit u shkroi patriotëve në kolonitë e tjera që të nxitnin kundërshtimin ndaj taksave britanike dhe kërkesës së urryer që kolonistët të strehonin trupat britanike. Edhe New Yorku krijoi një komitet të ngjashëm për të njoftuar kolonitë e tjera lidhur me veprimet e tij në përgjigje të Aktit Stamp, i cili kërkonte blerjen e pullave të monopolit për dokumentat ligjore, gazetat e madje edhe për letrave të bixhozit. Mesazhi nga New Yorku çoi në Kongresin mbi Aktin Stamp, mbledhja e parë e udhëheqësve të kolonive për të kundërshtuar taksat britanike.

XS
SM
MD
LG