Lidhje

Izrael: shpërthim i ri - 2001-12-02


Shpërthimi i një bombe shkatërroi një autobus në qytetin-port të Haifës në Izrael, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona dhe duke plagosur afro 40 të tjerë.

Sulmi ndodhi vetëm pak orë pas dy shpërthimeve vetvrasëse në Jeruzalem nga të cilat gjetën vdekjen 10 izraelitë dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë.

Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në territoret palestineze. Ndërkohë, udhëheqësit palestinezë dënuan sulmet në Jeruzalem dhe thanë se autoritetet kanë marrë urdhër të kapin dhe arrestojnë personat përgjegjës.

Grupi ekstremist islamik Hamas mori përgjegjësinë për shpërthimet në një deklaratë të nxjerrë në internet.

Presidenti Bush dënoi shpërthimet terroriste në Izrael duke i cilësuar ato akte të shëmtuar vrasjeje.

Presidenti i bëri këto komente në Uashington, në prag të bisedimeve me kryem,inistrin izraelit Ariel Sharon në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Bush tha se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat duhet të bëjë gjithka ka në dorë përgjetjen e personave përgjegjës dhe për nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Ai tha se palët në Lindjen e Mesme nuk duhet të lejojnë që terrorizmi të shkatërrojë shanset për paqe në rajon.

XS
SM
MD
LG