Lidhje

Vazhdojnë bisedimet për qeverinë post-talebane - 2001-12-03


Fraksionet rivale të Afganistanit, të mbledhur në Gjermani, po përpiqen të përfundojnë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në kuadër të një qeverie të përkohshme post talebane. Marrëveshja bazohet në një propozim të ofruar nga zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, të cilët po kryesojnë bisedimet. Propozimi kërkon krijimin e një administrate të përbërë nga kryetari, 5 deputetë dhe 23 anëtarë të tjerë. Autoriteti ekzekutiv do të qeverisë Afganistanin për 6 muaj deri sa një qeveri më e gjerë kalimtare të krijohet nga një këshill udhëheqësish fisnorë afganë. Zyrtarët në bisedime thanë se fraksionet pjesëmarrëse po diskutojnë se kush do të kryesojë autoritetin ekzekutiv, madje disa prej tyre nuk kanë përfunduar listën e kandidatëve për pozita të tjera. Bisedimet hynë sot në ditën e shtatë dhe pritet të vazhdojnë edhe për disa ditë.

XS
SM
MD
LG