Lidhje

Sharon diskuton si tu përgjigjet sulmeve vetvrasëse - 2001-12-03


Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, do të mbajë sonte një fjalim drejtuar kombit, pas 3 shpërthimeve vetëvrasëse vdekjeprurëse nga ana e palestinezëve në dy ditë. Kryeministri Sharon ndërpreu një vizitë në Shtetet e Bashkuara dhe u kthye në atdhe ku menjëherë u takua me zyrtarë të lartë të kabinetit izraelit. Ai ka në plan të këshillohet me kabinetin para se të vendosë si tu përgjigjet sulmeve vetëvrasëse, nga të cilat humbën jetën 25 veta dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë. Udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat, u takua dje me udhëheqjen e tij dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Njoftohet se forcat palestineze të sigurimit kanë arrestuar të paktën 100 veta gjatë dy ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG