Lidhje

Luftime në Afganistan - 2001-12-03


Majori James Higgins i korpusit amerikan të marinsave në Afganistan tha se beteja për Kandaharin po i afrohet pikës kulmore. Majori Higgins ndodhet me shërbim në aerodrom në jug të Kandaharit që marinsat amerikanë e futën nën kontroll para një jave. Ai tha se forcat pashtu, që po u afrohen pozicioneve të forcave talebane nga veriu dhe juglindja, po e ngushtojnë gjithnjë e më shumë kontrollin taleban. Ai shtoi se marinsat amerikane mund të sulmojnë nga baza e tyre. Luftëtarët pashtu thanë se janë mbërthyer në luftime të ashpra me forcat talebane në aeroportin e Kandaharit. Më shumë se një mijë marinsa amerikanë po përpiqen të parandalojnë ikjen e terroristëve të rrjetit al-Qaida dhe të luftëtarëve talebanë.

XS
SM
MD
LG