Lidhje

Sulme të tjera izraelite - 2001-12-03


Forcat izraelite ndërmorën sulme të tjera kundër aeroportit të Gazës dhe disa rajoneve të Bregut Perëndimor. Sulmet që vunë në shënjestër infrastrukturën e rajoneve nën kontrollin e Autoritetit Palestinez, pasojnë valën e fundit të shpërthimeve vetëvrasëse në Izrael nga militantë palestinezë.

Kabineti izraelit e quan Autoritetin Palestinez një entitet që përkrah terrorizmin dhe bën të ditur se mund të ndërmerren veprime të tjera ushtarake, ekonomike dhe diplomatike, në se Autoriteti Palestinez nuk merr masa për të ndalur terrorizmin.

Burime palestineze thonë se sot në orët e para të ditës, tanke dhe bulldozerë izraelitë shkatërruan pistën e aeroportit ndërkombëtar të Gazës.

I vetmi person që ka përdorur aeroportin gjatë muajve të fundit, ka qenë udhëheqësi palestinez, Jaser Arafat.

Po ashtu tanke izraelite kanë zënë pozicione pranë kompleksit kryesor të zotit Arafat në Ramallah dhe në rajone të tjera të Brergut perëndimor, duke përfshirë edhe Nablusin.

XS
SM
MD
LG