Lidhje

Përplasje Nano-Meta - 2001-12-03


Vazhdon edhe sot mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste e thirrur për të analizuar krizën e thellë të shkaktuar nga përplasja mes kryetarit të Partisë Fatos Nano dhe kryeministrit Ilir Meta.

Tre anëtarë të kabinetit të kryeministrit Meta, ministri i financave, Anastas Angjeli, ministri i ekonomisë, Mustafa Muçi dhe ministri i punëve publike dhe turizmit, Bashkim Fino kërkuan dje dorëheqjen nga qeveria gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues.

Ministrat e akuzuar nga kryetari i partisë, Fatos Nano, deklaruan se e ndërmorën këtë hap për hir të ruajtjes së unitetit të partisë.

Mbledhja e Komitetit Drejtues u zhvillua në një klimë tensioni dhe shkëmbimi akuzash të rënda mes disa anëtarëve dhe kryetarit Nano.

Kryeministri Meta hodhi poshtë mundësinë e rikompozimit të qeverisë duke refuzuar një kompromis të mundshëm me kryetarin Nano për emrat e rinj të kabinetit.

XS
SM
MD
LG