Lidhje

Turne i sekretarit Powell - 2001-12-04


Sekretari Powell u tha gazetarëve në Bukuresht se zoti Arafat duhet të bëjë më tepër se ç’ka bërë deri tani. Ai është cituar të ketë thënë se nuk është bërë përpjekje maksimale nga udhëheqësi palestinez.

Zoti Powell është në Rumani për takimin e Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Evropian për terrorizmin. Kjo mbledhje e OSBE-së ka në plan të nxjerr një rezolutë me strategjitë e përbashkëta për të luftuar terrorizmin.

Sekretari Powell pritet të takohet me ministrin e jashtëm izraelit Shimon Perez jashtë konferencës për të diskutuar krizën në Lindjen e Mesme.

Ministri rus i jashtëm Igor Ivanov, i cili ndodhet gjithashtu në Bukuresht citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakort të punojnë së bashku për të parandaluar skenarin më të keq në Lindjen e Mesme. Zyrtari rus tha se situata ka arritur në një fazë kritike dhe vetëm një zgjidhje politike mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemit. Zoti Ivanov i bëri këto komente pas takimit me sekretarin Powell.

Më pas, zoti Powell do të shkojë në Turqi për të informuar udhëheqësit atje lidhur me fushatën ushtarake amerikane në Afganistan. Sekretari i shtetit është në një turne në Evropë dhe Azinë Qëndrore që përqëndrohet në Afganistan.

Fushata pritet gjithashtu të jetë tema kryesore e bisedimeve të zotit Powell në Uzbekistan, Kirgistan dhe Kazakistan. Të tre këto vende të Azisë Qëndrore po u japi mbështetje forcave amerikane në Afganistan. Turneu i zotit Powell do të përfshijë edhe vizita në Rusi, Gjermani, Britani, Belgjikë dhe Francë.

XS
SM
MD
LG